Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka bërë të qartë ndjenjat e tij.
Raphinha, 28-vjeçari, duket se ka bërë një thumb të lehtë ndaj rivalit për Topin e Artë , Ousmane Dembele, në rrjetet sociale.
Raphinha pati një sezon fantastik me Barcelonën, teksa ekipi i Hansi Flick fitoi një tripletë vendase, duke ngritur në trofe Copa del Rey, Supercopa de España dhe titullin në La Liga.
Gjatë një sezoni të shkëlqyer individualisht, Raphinha shënoi 34 gola dhe dha 25 asistime në 57 paraqitje në të gjitha garat.
Për këtë arsye, braziliani është një prej kandidatëve kryesorë për të fituar çmimin prestigjioz Ballon d’Or.
Megjithatë, ai do të rivalizojë me emra si Dembele, Lamine Yamal dhe Mohamed Salah.
Së fundmi, pas fitores së Paris Saint Germain në finalen e UEFA Champions League, francezi Dembele u emërua lojtari më i mirë i këtij sezoni në garë.
Faqja e tifozëve të Barcelonës në rrjetet sociale, For Blaugrana, la të kuptohej se Raphinha duhej ta kishte fituar këtë çmim, duke listuar statistikat e tij nga Champions League.
Raphinha përfundoi turneun me 13 gola dhe 8 asistime, më shumë se çdo lojtar tjetër.
28-vjeçari krijoi gjithashtu më shumë shanse dhe më shumë shanse të mëdha.
Më pas, u vu re se Raphinha dukej se ishte dakord, pasi “pëlqeu” këtë postim në Instagram.
Një tifoz reagoi në rrjetet sociale duke shkruar: “Raphinha e di që është plaçkitur lol.”
Një tjetër tweetoi: “Në fakt ia vodhën.”
Një tifoz i tretë shtoi: “Djali është në dhimbje.”
Një tjetër shkroi: “Do të shkatërrojë Champions League sezonin tjetër.”
Një i pestë komentoi: “Të duam, Rapha.”
Muajin e kaluar, Raphinha emëroi gjashtë lojtarë që mund ta mposhtin për Ballon d’Or.
Në një intervistë për gazetaren braziliane Isabela Pagliari, ai tha:
“Ballon d’Or? Lamine [Yamal], Salah, Mbappe gjithashtu. Pedri, për mua, një nga lojtarët më të mirë në botë. Vinicius, për mua, gjithmonë është kandidat, edhe nëse statistikat e tij janë pak më poshtë se vitin e kaluar. Dhe, sigurisht, Rodrygo do të konsiderohej. Ai është spektakolar, fenomenal, jashtëzakonisht i mirë, një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë.”