Disa institucione, organe arsimore, përfaqësues të sektorit civil dhe partnerë ndërkombëtarë
të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë filluar me përpilin e Strategjisë së re arsimore e
cila do të jetë e vlefshme prej vitit 2026 – 2032. Në takimin e parë të punës, ministrja e
Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, tha se dokumenti duhet të sigurojë
vazhdimësinë e asaj që ishte e mirë deri më tani, të modifikojë atë që nuk i ka përmbushur
plotësisht pritjet dhe të mundësojë integrimin e trendeve dhe standardeve të reja globale
arsimore tek ne.
“Strategjia do të fokusohet në sigurimin e qasjes së barabartë në arsim cilësor për të gjithë, të
gjithëpërfshirjes, kujdesit për shëndetin e mirë mendor dhe fizik të të rinjve, harmonizimin e
politikave arsimore me tregun e punës, dixhitalizimin, shkrim-leximin dixhital dhe mediatik,
si dhe zbatimin e teknologjive të reja”, tha Janevska, duke theksuar se Maqedonia duhet të
pëshpejtojë në realizimin e ndryshimeve të mëdha, duke pasur parasysh se edhe Komisioni
Evropian kishte vërejtje për zhvillimin e ngadalshëm të arsimit gatë viteve të fundit.
Ministrja shprehu mirënjohjen deri tek të gjithë partnerët, të cilët, siç u shprehë ajo, kanë
ekspertizën dhe përvojën e tyre në ndërtimin e strategjive, krijimin e politikave dhe
implementimin e tyre. Ministrja falënderoi veçanërisht katër mbështetësit kryesorë –
UNICEF, UNDP, Bankën Botërore dhe GIZ, me të cilët nënshkroi letër zyrtare për
mbështetje.
“Vetëm me dokument strategjik të qëndrueshëm, të bazuar në analiza të sakta, të dhëna dhe
fakte, mund të ndërtojmë sistem arsimor kombëtar me cilësi më të mirë. Ndërsa unë, si
ministre resore, jam e bindur se Qeveria do të jetë në krye të detyrës dhe do të ofrojë resurse
të mjaftueshme për gjithçka që na duhet për të çuar gjërat përpara”, shtoi Janevska.