Për të 29-tën herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbeldhur sot në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
E deputetët edhe kësaj radhe në hyrje të ndërtesës së Kuvendit, i priste avokati Arianit Koci, i cili kërkonte nga ta që të mos e vazhdojnë këtë bllokadë dhe ta gjejnë një zgjidhje.
Por Koci kësaj radhe shprehu dëshirën ta takojë kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Andaj me qëllim që të ballafaqohet sy me sy me Kurtin, ai doli tek hyrja ku zakonisht hyn Kurti, në përpjekje për të iu shmangur mediave.
Koci thotë se po e pret Kurtin ta takojë para Kuvendit, pasi që ai duhet tu jap një shpejgim qytetarëve se çfarë po ndodh.
Koci tha se Kurti nuk mund të rri i fshehur prapa derës së garazhës, teksa populli pret zgjidhje të kësaj situate.
“Albin, ku je? Po të pres para Kuvendit! Ka ardhur koha që edhe Kryeministri të dalë para qytetarëve dhe të shpjegojë çka po ndodh. Vazhdimisht po tentoj ta takoj – në të dy hyrjet e Kuvendit. Sot e kuptova që paska hyrë nga garazha. Kjo nuk është në rregull. Kryeministri i vendit nuk i ik takimit me qytetarin. As ballafaqimit. As përgjegjësisë. Nëse s’ka zgjidhje – le të ketë sqarim. Nuk mund të rrini të fshehur prapa derës së garazhave, ndërsa populli pret zgjidhje për të 29-ën herë. Unë jam këtu. Ti ku je?”., ka thënë Koci.