Këngëtaret e njohura shqiptare, Fjolla Morina dhe Genta Ismajli, kanë kaluar një ditë të qetë dhe relaksuese së bashku, larg zhurmës së përditshme.

Dy artistet u panë në një ambient privat, duke shijuar pishinën dhe duke marrë rreze dielli në këto ditë të nxehta vere. Atmosfera miqësore dhe e ngrohtë mes tyre është ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ishte Fjolla ajo që publikoi një fotografi të Gentës me vajzën e saj të vogël, duke treguar edhe një anë më të butë e familjare të këngëtares nga Gjilani. Pamjet kanë marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume