Kryetari i ASH, Arben Taravari ka deklaruar sonte se shteti i Serbisë ka ndikim të jashtëzakonshëm më Maqedoni aktualisht.
Ai këtë deklaratë e bëri në emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Tutje, Taravari tha se Maqedonia totalisht është larguar nga rruga evropiane, një nga shkaqet, siç ai sqaroi, që e ka çuar të largohet nga qeveria e Mickoksit.
“Ne premtuam se për gjashtë muaj do ti fillonim bisedimet me BE-në, por jo që s’dodhi, por kemi stagim dhe ndikim të jashtëzakonshëm të shtetit serb në Maqedoni. Devijim total nga rruga evropiane dhe këtë nuk e them unë, këtë e thotë çdokush që ka informata për Maqedoninë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH.