Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është një prej disa policësh ose ish-policësh që e kanë gjetur veten prapa hekurave në Serbi.Spahiu u ndalua më 7 qershor në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi.

Autoritetet e drejtësisë atje i shqiptuan masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimet se ka kryer “vrasje të rëndë”.Ambasada Gjermane ka konfirmuar se është në kontakt me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në kryeqytetin serb lidhur me arrestimin e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

Ambasada Gjermane në një përgjigje për Dukagjinin ka theksuar se pret nga autoritetet serbe që të hetojnë sa më shpejt të jetë e mundur besueshmërinë e akuzave të ngritura dhe të sigurojnë që gjatë gjithë procesit të respektohen të gjitha standardet ligjore.“Mund të konfirmojmë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka kontaktuar Ambasadën Gjermane në Beograd lidhur me këtë çështje. Ata janë në kontakt për rastin e z. Spahiu. Ne presim që autoritetet serbe ta hetojnë sa më shpejt të jetë e mundur besueshmërinë e akuzave të bëra ndaj z. Spahiu dhe, sigurisht, të sigurojnë që gjatë këtij procesi të respektohen të gjitha standardet ligjore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Spahiu është arrestuar më 7 qershor nga autoritetet serbe nën dyshimet për “vrasje të rëndë”.Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.