Izraeli ka sulmuar sërish me një breshëri raketash Iranin.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, raporton se shpërthime të vazhdueshme dhe intensive dëgjohen në Teheranin perëndimor
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Siç duket tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re pas raportimeve për shpërthime të vazhdueshme dhe “intensive” në pjesën perëndimore të Teheranit.
Zhurmat e forta janë dëgjuar në disa zona të qytetit, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi natyrën apo burimin e shpërthimeve.
Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se Izraelitët po godasin objektiva të reja në Iran pas pretendimeve të Teheranit se kanë goditur zyrat e Mossadit.