Më 17.06.2025 në orën 11.30 në Shkup, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.L. (21) nga Shkupi. Në çastin kur nëpunësit policorë i dhanë shenjë për ndalim automjetit “Reno Kango” me targa të Shkupit, në të cilin ishte bashkudhëtar, L.S. nga xhami hodhi një materie të fortë të bardhë, ndërsa pasi që kishte dalë nga automjeti ka tentuar me send të mprehtë të sulmojë nëpunësin policor i cili po kryente detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume