Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër R.S. (32) nga f. Padalishtë, rrethina e Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kërcënimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”. Më 28.05.2025 në Gostivar, i denoncuari me thikë i është kërcënuar F.A. nga Gostivari, kështu që ka tentuar që ta sulmojë edhe fizikisht.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume