Më 18.06.2025 rreth orës 07.15 në SPB Shkup u denoncua se në kryqëzimin e bul. “8 Shtatori” dhe bul. “Arradhat Partizane” në Shkup ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Shkoda” me targa kombëtare serbe, i drejtuar nga S.P.N. (58) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.K. (43) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski” Shkup. Këqyrjen e kreu ekipi i SPB Shkup.TS