Në zonën e Draçevës ka shpërthyer zjarr në një makinë pune – ekskavator dhe një automjet pasagjerësh

Sot (19.06.2025) në orën 02.00 në SPB Shkup, M.B. (45) nga f. Koliçan i Vjetër, rrethi i Shkupit, ka denoncuar se në truallin e tij në zonën e Draçevës ka shpërthyer zjarr në një makinë pune – ekskavator dhe një automjet pasagjerësh “Opel Korsa” me targa regjistrimi të Shkupit, të dyja pronë e tij. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.TS