SHKODËR- Përhapet më shumë sëmundja e murtajës në territorin e Bashkisë se Shkodrës. 80 krerë dele kanë ngordhur si shkak i kësaj sëmundje në një familje në fshatin Trush.

Si rrjedhojë do të bëhet edhe asgjësimi i 200 krerëve të tjera për të mos përhapur sëmundjen.

Të paktën 55 milionë lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë familje, teksa i bëjnë apel shtetit për ndihmë, pasi sipas tyre po u shkatërrohet mundi i 30 viteve punë.

Ndryshe nga vatrat e tjera në vend, ku më së shumti janë prekur dhitë, ky është rasti i parë në të cilin murtaja prek delet. Zona e fshatit Trush është vendosur në karantinë dhe është ndaluar lëvizja e bagëtive, si brenda ashtu edhe jashtë zonës.

" "

Shërbimet veterinare janë në terren dhe po vijojnë kontrollin në fermat përreth për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.