Eleonora Incardona është një nga emrat më të njohur në skenën sportive italiane dhe së fundmi është bërë pjesë e Kupës së Botës për Klube në SHBA, ku punon si prezantuese në një televizion italian.

E lindur në qytetin e vogël sicilian Chiaramonte Gulfi, Eleonora mori pjesë në konkursin e bukurisë Miss Italia 2010, gjë që i hapi derën drejt botës së modelimit dhe televizionit. Edhe pse filloi të studionte drejtësi, ajo shpejt zbuloi pasionin e saj të vërtetë – gazetarinë sportive.

Aktualisht ajo ndjek spektaklet më të mëdha të futbollit, duke raportuar nga stadiumet më të rëndësishme si San Siro dhe Allianz i Torinos. Ndjekësit e njohin gjithashtu si të dashurën e lojtarit të kombëtares italiane Samuele Ricci, i cili luan për Torinon.

Në Kupën e Botës për Klube në SHBA, Eleonora ishte vazhdimisht në lëvizje nga ndeshja Inter Miami-Al Ahly në Majami, në Pasadena PSG-Atletico, Atlanta dhe Los Anxhelos ku mbuloi ndeshjet Chelsea, Inter dhe Monterrey.

" "

Përveç futbollit, Eleonora, tridhjetepesëvjeçare, adhuron golfin, Formula Një, veturat e shpejta dhe i ndjek të gjitha këto së bashku me mbi një milion e njëqind mijë ndjekës të saj në rrjetet sociale.