Më 19.06.2025 në orën 17.55 në SPB Shkup u denoncua se në kryqëzimin e bul. “Jane Sandanski” dhe rr. “Vasko Karangeleski” në Shkup ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga A.K. (54) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda” me targa regjistrimi të Shkupit, e drejtuar nga E.K. (43) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, ndërsa lëndime trupore pësuan shoferi A.K. dhe bashkudhëtarja e tij Z.K., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski”. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.TS