Më 19.06.2025 në orën 17.35 në NJPB Gostivar u denoncua se në rr. “Pitarnica” në Gostivar, një trotinet elektrik, i drejtuar nga një i mitur nga Gostivari, është përplasur në një automjet të parkuar pasagjerësh ,,Reno’’ me targa kombëtare sllovene, të parkuar nga F.G. (28) nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi i mituri, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i NJPB Gostivar.TS