Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha para vazhdimit të seancës konstituive se kanë dhënë opesionet për votimin e emrave të tjerë për kryeparlamentar/e, por që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti “ka vendosur ta bllokojë këtë situatë” në Kuvend.

I pyetur për zgjedhjet e reja parlamentare, ai tha se “s’ka dyshim që humbësi më i madh ka me qenë Lëvizja Vetëvendosje”.

Tahiri tha se ata”tashmë këta nuk kanë partnerë”, dhe se LVV-ja “është partia që e ka rënien më të madhe”, sipas sondazheve të fundit.

“Në anën tjetër, nuk janë njerëz të cilët bashkëpunojnë në të mirën e qytetarëve, të interesave të tyre”, tha ai.