SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.U. (28) nga f. Desovë, rrethi i Prilepit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe i materieve shpërthyese”. Më 27.11.2024 u krye bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat e tjera të të denoncuarit, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan pushkë gjuetie dhe fishekë për pushkë gjuetie, ndërsa pas kryerjes së kontrolleve u konstatua se pushka e gjetur ishte pronë e një personi nga f. Senokos dhe më 01.07.2024 ishte paraqitur se është vjedhur.TS