Më 22.06.2025 në orën 14.10 në SPB Shkup ishte denoncuar se në kryqëzimin e bul. “Brigada Maqedonase 12” dhe rr. “Ilija Dimovski-Gice” ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti transportues “Tam” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga I.B. (51) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.P. (40) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.TS