Izraeli deklaroi se ka pranuar propozimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim dypalësh me Iranin.

Qeveria izraelite tha se kishte arritur të gjitha objektivat në luftën e saj kundër Iranit, duke theksuar se kishte eliminuar kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të armëve bërthamore dhe raketore të Iranit.

“Izraeli ka eliminuar një kërcënim të menjëhershëm dhe të dyfishtë ekzistencial – si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike”, thuhet në deklaratë, shkruan A2 CNN.

“Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran.”

Izraeli falënderoi presidentin Trump dhe SHBA-në për mbështetjen e saj ushtarake në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian.

“Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit”, paralajmëroi deklarata.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume