Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku një person i maskuar ka kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti.

Lidhur me këtë për Indeksonline janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

‘’Me datën 24 qershor 2025, , rreth orës 01:25, Policia ka pranuar informatën se në një pompë te derivateve në fsh Kçiq të Mitrovicës, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informatat dhe hetimet fillestare, dyshohet se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur’’ ka thënë Avni Zahiti- zëdhënës i PK-së për rajonin e Mitrovicës.

Po ashtu është bërë e ditur se njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast./Indeksonline/