Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në Napoli, në rrugën Via Peppino De Filippo, mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një depo bombolash gazi, e cila ndodhej brenda një dhome të përdorur nga një restorant.

Nga ngjarja humbi jetën një 57 vjeçar, i cili fillimisht ishte raportuar si i zhdukur. Katër persona të tjerë u plagosën, përfshirë një grua në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediat italiane.

Shpërthimi përfshiu dy apartamentet e para të ndërtesës, duke shkaktuar dëme serioze strukturore. Karabinierët dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën dhe për të evakuuar banorët.

Lidhur me incidentin, kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe theksoi rëndësinë e hetimit për përcaktimin e përgjegjësive.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume