TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës arreston shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në pranga u vu 41 vjeçari, Ekerem Skureni. Ai u vu ne pranga për veprën penale shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume