Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, i zgjedhur deputet i PD nga lista e hapur e Durresit ne zgjedhjet e 11 majit dëshmoi sot në GJKKO në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai.

Dëshmia e Ndojit në GJKKO

“Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë më Durrës. Në gusht të 2019 kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një Mercedes Benz në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi e punësova unë. Ai ka qendruar me mua rreth 1 muaj, sepse e kisha në provë.

Përveç ngjarjes 1 nëntor 2019 dhe një situatë tjetër për shkak të punës ku kanë reaguar zv kryeministri etj., s’kam pasur tjetër problem. Ditën e atentatit kam dal si çdo ditë në orën 7 dhe në 8 kam qenë në Durrës, direlt më zyrë. Në orën 12 e gjysmë dola pas një telefonate te restoranr Koral për drekë me disa miq. Unë kam shkuar aty me mjetin tim. Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muharremi, pas i kështu e kam njohur kur isha avokat. Ka qenë Enver Shaba. Në drekë kemi ndenjur 2 orë e gjysme 3. Kur dolëm, Pëllumb Muharremi kishte një makinë dhe kemi ikur bashkë pasi bëra muhabet. Makina ka qenë e parkuar para lokalit, i dukshëm. Drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në vendin e parë dhe pas Pëllumb Muharremi”.