Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të ulë çmimin e EURODIZEL për 2.50 denarë për litër.
Pas kësaj uljeje, çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL (D-E V) është 70,50 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), mbeten të pandryshuara dhe janë si vijon:
EUROSUPER BS-95: 77,50 denarë/litër
EUROSUPER BS-98: 79,50 denarë/litër
EL-1 (vaj ekstra i lehtë për amvisëri): 72,00 denarë/litër
Vendimi i ri hyn në fuqi nga dita e sotme.