Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar se Qeveria ka përgatitur një plan të ri për Qeverisje të Mirë, i cili bazohet në katër shtylla thelbësore.
Sipas tij, shtylla e parë ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Shtylla e dytë synon fuqizimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shtylla e tretë përqendrohet në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informacione, ndërsa e katërta ka të bëjë me dialogun strategjik me shoqërinë civile.

Fetai shtoi se gjatë vitit të parë të Qeverisë janë përqendruar në kthimin e besimit të qytetarëve dhe ndërtimin e një shteti që reflekton nevojat dhe të drejtat e tyre.