Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Lluzhan të Podujevës, një mashkull kosovar, pasi të njëjtit gjatë kontrollit të veturës i është gjetur pistoletë me 10 fishekë.
Të njëjtat sipas raportit 24 orësh, të dyshuarit i janë konfiskuar derisa me vendim të prokurorit i njëjti është liruar, transmeton klankosova.tv.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.