Rezultatet e një ankete online të bërë në fund të qershorit 2025, me pjesëmarrjen e më shumë se 1 000 të rinjve nga vendi, konfirmojnë ekzistencën e euroskepticizmit midis të rinjve, pritshmëri të ndryshme për anëtarësimin në BE, si dhe ofrojnë shumë mundësi e aktivitete që institucionet shtetërore dhe BE-së mund të ndërmarrin në bashkëpunim me ta. Ky studim bën pjesë në analizën më të gjerë të qëndrimeve të të rinjve drejt Bashkimit Evropian dhe është realizuar në bashkëpunim me Institutin për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IDUEP Shkup), Qendrën Evropiane për Ekselencë (ECE Bruksel) dhe Fondacionin gjerman për Liri “Friedrich Naumann”, si dhe në partneritet me platformën rinore në Maqedoninë e Veriut – “Studentarija”, informon PressOnline.al

41% e të rinjve në vend kanë një qëndrim pozitiv ndaj Bashkimit Evropian, ndërkaq 24% kanë një qëndrim negativ, ndërsa rreth 35% janë neutralë — gjë që tregon hapësirë për angazhim, por edhe mungesë të lidhjes konkrete me vlerat e BE-së.

Sa i përket perspektivës së anëtarësimit të vendit në Union, rezultatet janë relativisht skeptike. Gati 46.5% e të anketuarve nuk besojnë fare se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së. 35.8% pranojnë se integrimi i Maqedonisë në BE do të ndodhë, por në një të ardhme më të largët, ndërsa vetëm 6.7% mendojnë se kjo mund të ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme. 11% e tjerë nuk kanë opinion.

84.6% e të rinjve shohin korrupsionin si pengesën kryesore për integrimin në BE. Menjëherë pas saj vijnë konfliktet bilaterale (61%) dhe mungesa e besimit në institucione (60%)—faktorë që tregojnë se të rinjtë e shohin situatën e brendshme politike si një sfidë kyçe për afrimin me BE-në, dhe ata presin hapa të guximshëm nga institucionet për të luftuar korrupsionin, si bazë për kushte më të mira jetese dhe për të qëndruar në vend.

Sipas anketës, 53% e të rinjve vijojnë të kenë njohuri të mjaftueshme me vlerat dhe politikat e BE-së. 22% janë shumë të informuar, 21.5% pak të informuar, ndërsa vetëm 3.5% thonë që fare nuk janë të informuar për to.

Më tepër se 76.2% e të rinjve janë të interesuar për mundësitë e punës dhe jetesës në BE; 55.1% janë të interesuaar dhe informuar për programet si Erasmus+, ndërsa 50% janë të interesuar për çështjet e të drejtave të njeriut. Pas tyre, temat që tërheqin vëmendje janë mbrojtja e mjedisit (48.1%), digjitalizimi dhe inovacioni (44.5%) dhe shkëmbimi kulturor (32.2%).

Për pyetjen “Nëse do të kishit mundësi, a do të donit të merrnit pjesë në një dialog me përfaqësues të BE-së?”, 41.6% e anketuarve u përgjigjën “po”—një tregues i hapjes ndaj komunikimit të drejtpërdrejtë. Megjithatë, 30.5% refuzuan, dhe 27.9% ranë dakord se nuk janë ende të sigurt, duke hapur mundësinë për iniciativa proaktive nga BE-ja për dialog me të rinjtë e vendeve kandidate.

Kur u pyetën se cili vend nga Ballkani Perëndimor është më afër të bëhet pjesë e BE-së brenda pesë viteve të ardhshme, të rinjtë nga vendi i jepnin sondazhit 53.2% për Shqipërinë, ndërsa në vend të dytë renditej Mali i Zi me 34.5%, ndjekur nga Serbia me 14.7%, dhe të tjerët me përqindje nën 10%. Vetëm 8.2% besojnë se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së në këtë periudhë, një tregues shqetësues që kërkon masa të shpejta dhe konkrete nga institucionet nacionale dhe përfaqësuesit publikë—për të rikthyer shpresën dhe besimin në perspektivën europiane.
“Këto rezultate janë një alarm serioz dhe një thirrje për veprim. Nëse nuk ofrojmë mundësi reale, stabilitet dhe mirëkuptim, është e mundshme që të rinjtë e vendeve kandidate të mos shohin më një të ardhme në eurointegrime. Nevojitet komunikim i ri, i sinqertë dhe i hapur me të rinjtë, partneritete të qëndrueshme mes BE-së dhe vendeve kandidate me fokus te të rinjtë, si dhe mbështetje konkrete ekonomike dhe demokratike për çdo të ri,” deklaroi Bojan Kordalov, komunikolog dhe drejtor për politika dhe komunikim në Qendrën Evropiane për Ekselencë – ECE, me seli në Bruksel, përcjell PressOnline.al

Më shumë se 1 000 të rinj kanë marrë pjesë në anketë, prej të cilëve 81.5% janë studentë aktualë në studimet deridiplomike. Anketa është zbatuar në bashkëpunim me Studentarija.mk, duke u bërë pjesë e një procesi kërkimor që do të përfundojë me një publikim dypjesësh në shqip dhe anglisht dhe me rekomandime konkrete për veprime të ardhshme nga institucionet e vendit dhe të BE-së për adresimin e euroskepticizmit mes të rinjve.

name); echo ""; } } ?>