Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se ekziston konsensus i qartë mes shteteve anëtare të BE-së për zgjerimin e unionit, por paralajmëroi se kjo dritare mundësie nuk do të mbetet e hapur përgjithmonë. “Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, u shpreh Kos gjatë fjalimit të saj në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Shkup. Ajo vlerësoi progresin e Shqipërisë në muajt e fundit, pas hapjes së kapitujve të negociatave, ndërsa për Kosovën tha se pritet formimi i qeverisë së re për të përshpejtuar hapat drejt anëtarësimit në BE. Komisionerja foli edhe për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një paketë mbështetjeje prej 6 miliardë eurosh që Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion për vendet e rajonit. Ajo sqaroi se fondet janë të ndara në grante dhe kredi dhe tashmë u takon vendeve përfituese të tregojnë gatishmëri për implementim. “Gjithçka tani është në duart e vendeve të Ballkanit”, theksoi Kos. Kosova parashikohet të përfitojë rreth 900 milionë euro nga kjo pako, por procesi është ngadalësuar për shkak të mungesës së konstituimit të Kuvendit. Në samit po merr pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që nga Brukseli është bërë e ditur se takimi është një rast për të diskutuar edhe fusha të reja bashkëpunimi, si mbrojtja e konsumatorit dhe zhvillimi i turizmit. Sipas njoftimit zyrtar të BE-së, “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë ekonominë e rajonit dhe të ndihmojë vendet e tij të afrohen më shpejt me BE-në. Ai siguron fonde për reforma dhe investime në fusha strategjike si energjia, transporti dhe transformimi digjital, me qëllim rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në rajon.”

1 Korrik 2025, 10:35
1min, 39sek
featured
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se ekziston konsensus i qartë mes shteteve anëtare të BE-së për zgjerimin e unionit, por paralajmëroi se kjo dritare mundësie nuk do të mbetet e hapur përgjithmonë.

“Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, u shpreh Kos gjatë fjalimit të saj në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Shkup.

Ajo vlerësoi progresin e Shqipërisë në muajt e fundit, pas hapjes së kapitujve të negociatave, ndërsa për Kosovën tha se pritet formimi i qeverisë së re për të përshpejtuar hapat drejt anëtarësimit në BE.

Komisionerja foli edhe për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një paketë mbështetjeje prej 6 miliardë eurosh që Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion për vendet e rajonit. Ajo sqaroi se fondet janë të ndara në grante dhe kredi dhe tashmë u takon vendeve përfituese të tregojnë gatishmëri për implementim.

“Gjithçka tani është në duart e vendeve të Ballkanit”, theksoi Kos, përcjell PressOnline.al

Kosova parashikohet të përfitojë rreth 900 milionë euro nga kjo pako, por procesi është ngadalësuar për shkak të mungesës së konstituimit të Kuvendit.

Në samit po merr pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që nga Brukseli është bërë e ditur se takimi është një rast për të diskutuar edhe fusha të reja bashkëpunimi, si mbrojtja e konsumatorit dhe zhvillimi i turizmit.

Sipas njoftimit zyrtar të BE-së, “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë ekonominë e rajonit dhe të ndihmojë vendet e tij të afrohen më shpejt me BE-në. Ai siguron fonde për reforma dhe investime në fusha strategjike si energjia, transporti dhe transformimi digjital, me qëllim rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në rajon.”

name); echo ""; } } ?>