Vendi i dytë mes ekipeve nga 30 vende, në mes të 73 mijë konkurrentëve është arritje shumë
e lartë dhe konfirmim se Maqedonia ka fëmijë të talentuar dhe të arsimuar të cilët i njohin
mirë proceset ekonomike, dinë të planifikojnë buxhetin dhe të menaxhojnë paratë dhe
rreziqet financiare, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në
ndarjen e çmimeve të ekipit të nxënësve që përfaqësoi Maqedoninë në Kuizin Evropian të
Parasë 2025, të organizuar nga Federata Evropiane e Bankave.
"Ministria e Arsimit dhe Shkencës angazhohet për rritjen e shkrim-leximit financiar tek të
gjithë të rinjtë. Është e rëndësishme dhe për këtë arsye do të fillojmë bashkëpunim më serioz
me institucionet financiare si Banka Popullore, Shoqata Bankare e Maqedonisë dhe
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe së bashku do të formësojmë modelin përmes të cilit do t'i
edukojmë gjeneratat e reja financiarisht edhe më efektivë", tha Janevska.
Ministra informoi se vendi ka rritur mjetet për mbështetjen e nxënësve të talentuar, që të
mund pa asnjë shqetësim, në të ardhmen të marrin pjesë në gara dhe olimpiada të mëdha
ndërkombëtare.
"Para së gjithash për shkak jush, meritoni mbështetje në ndërtimin e talenteve. Por edhe për t'i
treguar botës se ky vend ka edhe fëmijë të jashtëzakonshëm që janë të gatshëm të
menaxhojnë proceset shoqërore dhe të marrin pjesë në krijimin dhe drejtimin e trendeve dhe
aktuale", shtoi ministrja.
Ministrja shprehu mirënjohje ndaj Shoqatës Bankare të Maqedonisë për organizimin e kuizit
kombëtar të parave dhe kërkoi që aktiviteti të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse stimulon
shpirtin konkurrues të të rinjve dhe kontribuon në ndërtimin e shkrim-leximit financiar dhe
gjeneratave të përgjegjshme.
Çmimet në ngjarjen e sotme u ndanë edhe nxënësve të cilët fituan vendin e dytë dhe të tretë
në kuizin kombëtar të parave.
Në Kuizin Evropian të Parave të këtij viti, në të cilin garojnë nxënës të moshës prej 12 deri në
15 vjeç, vendin e dytë e fituan nxënësit maqedonas Marin Hristovski dhe Aleksej Mickoski nga SHFK "Kire Gavrilovski – Jane" nga Prilepi, nën mentorimin e mësimdhënëses Sonja
Jordanoska. Ekipi nga Italia fitoi vendin e parë, ndërsa vendi i tretë i takoi Suedisë.
Përfaqësuesit nga Maqedonia fituan vendin e dytë edhe në vitin 2019 dhe 2020, ndërsa në
vitin 2024 ata ishin në vend të tretët.