Një 40-vjeçar nga fshati Banjsko i Strumicës ka ndërruar jetë në një parking në qendër të Shkupit, informon MPB. Ngjarja tragjike ka ndodhur dje.
– Më 30.06.2025, në ora 10:20, në SPB Shkup është raportuar se në një parking në rajonin e Qendrës është gjetur i vdekur S.A. (40) nga fshati Banjsko, Strumicë, thuhet në njoftimin e policisë.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.