Sot, drejtorët e përgjithshëm të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, z. Sasho Klekovski dhe z.
Branko Axhigogov, informuan për tre risi të rëndësishme në punën e Fondit, që në mënyrë të
drejtpërdrejtë e përmirësojnë qasjen dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për personat e
siguruar.
1. Dy barna onkologjike transferohen nga spitali në listën primare pozitive
Në listën pozitive A përfshihen dy barna aromataza inhibitorë (letrozole, anastrazole). Këto
dy barna përdoren në trajtimin e kancerit të gjirit dhe e shfrytëzojnë rreth 2.500 persona. Dy
barnat deri më tani u lëshuan në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë, prej sot do të
merren në barnatore, me recetë. Ndryshimi është me kërkesë të pacientëve dhe të Klinikës,
që të ulet barra si për pacientët ashtu edhe për klinikën.
Deri më tani, pacientët duhej të vinin në klinikën në Shkup për ta marrë atë, ndërsa vetë
procesi në klinikë merr 2-3 orë.
Nga ana tjetër, në klinikë, kjo krijon, për shembull, në vitin 2023, 11,437 ekzaminime dhe
bllokime në të paktën 5 pika: 1. Sporteli për kontrollim të udhëzimeve dhe sigurimeve. 2.
Klinika ambulatore për përshkrimin e terapisë. 3. Sporteli për krijimin e dokumentacionit për
Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë. 4. Sporteli për lëshimin e terapisë (spitali
ditor për terapinë me tableta) 5. Barnatore e spitalit klinik për marrjen dhe evidentimin e
barnave.
Masa kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e qasjes dhe lehtësimin e trajtimit për
pacientët onkologjikë, veçanërisht për gratë me kancer të gjirit, dhe në të njëjtën kohë e
lehtëson Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë nga administrimi i panevojshëm.
2. Ndryshime në Rregulloren për rehabilitimin mjekësor – mbështetje për persona të
siguruar dhe të sëmurë kronik
Me ndryshimin e nenit 12 të Rregullores për rehabilitimin e specializuar mjekësor si trajtim i
vazhduar spitalor, zgjatet afati brenda së cilës personat e siguruar mund të përfundojnë
rehabilitimin. Përkatësisht, me propozim të Shoqatës kombëtare për mbështetjen e
personave me sklerozë multiple, si dhe institucioneve shëndetësore dhe pacientëve,
personat e siguruar që kanë të drejtë për rehabilitim bazuar në një ekzaminim kontrollues
dhe një raport specialistik do të jenë në gjendje ta përdorin rehabilitimin brenda 6 muajve
nga data e lëshimit të vendimit, në vend të 2 muajve të mëparshëm.
Ky ndryshim nuk ka implikime financiare për buxhetin e Fondit, por është me rëndësi të
veçantë për njerëzit me sëmundje kronike dhe një rrjedhë të ngadaltë dhe progresive të
sëmundjes. Kjo lejon fleksibilitet më të madh në kohën e përdorimit të shërbimit, sipas
nevojave individuale mjekësore dhe gjendjes së pacientëve.
Bëhet fjalë për personat e siguruar me diagnozat vijuese: sklerozë multiple, paralizë
cerebrale, plegji dhe parezë, artrit reumatoid, sëmundje onkologjike tek fëmijët, hemofilia
dhe sëmundje të tjera të gjakut. Me këtë ndryshim demonstrohet kujdes më i madh dhe
ndjeshmëri për kategoritë e prekura të pacientëve.
3. Ndryshime të Rregullores për pajisjet ortopedike dhe pajisjeve të tjera ndihmëse –
përfshirje më e madhe dhe mbështetje bashkëkohore
Risia e tretë e rëndësishme i referohet ndryshimeve të miratuara dhe plotësimeve të
Rregullores për indikacione për pajisjet ortopedike dhe pajisjeve të tjera ndihmëse, që janë

rezultat i komunikimit të drejtpërdrejtë Mobilitet, shoqatat e pacientëve dhe shoqatat e
profesionistëve
Ndryshimet kanë për qëllim të sigurojnë qasje më të gjerë tek pajisjet e domosdoshme për
personat e siguruar, si dhe aplikimi i risive, mjeteve më bashkëkohore që kontribuojnë për
përmirësimin e cilësisë së tyre të jetës.
Konkretisht, me ndryshimet parashikohet:
 Përfshirja e diagnozës B91 – Pasojat e poliomielitit në indikacionet për marrjen e një
karroce invalidore;
 Përhapja e të dreјtës për diagnoza G11, G12 dhe Q05 (ataksi, atrofi spinale
muskulore, spina bifida) për marrjen e karrocës invalidore të specializuar;
 Përfshirje e personave me diagnozë G12 për të drejtën e jastëkut antidekubital;
 Aplikimi i pajisjeve të reja ortopedike – nyje hidraulike për kofshë (shifra 1317), për
personat me hemipelvektomi, i disponueshëm për të gjitha grup moshat.
Me këto ndryshime, Fondi dërgon mesazh të qartë se mbetet i hapur për bashkëpunim me
shoqatat e pacientëve dhe se në vazhdimësi punon në avancimin e të drejtave dhe kushteve
për sigurimin shëndetësor, në interes të çdo individi.
Fondi i Sigurimit Shëndetësor mbetet i përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm
të shërbimeve për personat e siguruar, i udhëhequr nga parimet e disponueshmërisë,
barazisë dhe cilësisë në kujdesin shëndetësor.