Murtazani nga Samiti i Liderëve për Ballkanin Perëndimor: Reformat dhe tregu i përbashkët janë udhërrëfyesi ynë drejt stabilitet, unitet dhe së ardhmës

Ministri për Çështjet Evropiane, Orhan Murtazani, sot ishte nikoqir i Panelit të 2-të në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e rritjes, i cili u mbajt në Shkup. Paneli, me titullin „Fokusimi në shtyllat e Planit të rritjes“, u zhvillua në praninë e ministrave për Çështje Evropiane nga Ballkani Perëndimor, përfaqësuesve të lartë të Komisionit Evropian, si dhe përfaqësuesve të organizatave rajonale dhe institucioneve ndërkombëtare financiare.
Në adresimin e tij hyrës, ministri Murtazani u shpreh se „e ardhmja fillon me vizion, ndërtohet përmes unitetit dhe lulëzon në stabilitet“. Duke u rikujtuar në fjalët e Nënës Terezë e cila thoshte: “Nuk mund ta ndryshoj botën vetë, por mund të hedh një gur i cili do të krijojë shumë valë“ – ai potencoi se: pikërisht Shkupi është vendi më i përshtatshëm për të folur për rritje – qyteti, ku urat i bashkojnë jo vetëm brigjet, por edhe gjeneratat”.
Ministri theksoi rolin esencial të Planit për rritje si katalizator për reformat dhe integrimin evropian, duke potencuar se „rritjen nuk e masim me numra abstrakt, por me faktin që startup-et qëndrojnë këtu, studentët kthehen në vendin e tyre, ndërsa sistemi gjyqësor bëhet funksional”. Gjitashtu njoftoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi Agjendën reformuese në muajin gusht të vitit 2024, pas së cilës vijoi mbështetja nga Komiteti për IPA dhe Komisioni Evropian. Maqedonia e Veriut e para në rajon e cila përfundoi procedurat ligjore për Marrëveshjen për Instrumentin dhe huamarrjen, dhe arkëtoi një parafinancim prej 52,4 milionë euro.
Në muajin mars të vitit 2025, u parashtrua kërkesa e parë për mjete, me pesë hapa reformues tërësisht të realizuar – përfshirë: Ligjin e ri për Kontrollin e Brendshëm Financiar, akte nënligjore për transparencën buxhetore, ndryshimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, diplomimin e 97 gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, si dhe krijimin e struktrurave për tranzicion të drejtë.
“Ne këto hapa nuk i shohim si detyra që thjesht duhet përmbushur, por si harmonizim me identitetin tonë – identitet i cili fuqishëm i përket familjes evropiane,“ theksoi Murtazani.
Paneli u përqendrua në dy tema strategjike: implementimin e agjendave reformuese efikase dhe avancimin e Tregut të përbashkët rajonal. Ministri theksoi se “ky diskutim është mundësi që të shkëmbejmë zgjidhje inovative, iniciativa të përbashkëta dhe ambicie transformuese“. Dhe porositi: “Stabilitet. Unitet. Të ardhme. Këto nuk janë vetëm fjalë, por detyrime që u a kemi borxh qytetarëve tanë.
Në përfundim të sesionit, ministri Murtazani potencoi se: „Reforma nuk është listë detyrash. Ai është udhërëfyesi ynë. Ndërsa integrimi rajonal nuk është më vetëm qëllim – ajo është themeli mbi të cilin qëndrojmë së bashku“. Ai bëri thirrje për mbajten e intenzitetit të bashkëpunimit edhe pas përfundimit të samitit:
„Kur ky panel-diskutimi do të përfundojë, atëherë fillon puna e vërtetë. Le ta ndjekim këtë rrugëtim jo si gjashtë vende fqinje të ndara, por si një rajonal i cili përfundimisht hapëron me të njëjtin ritëm”.