Numri i punëtorëve në maj të këtij viti, krahasuar me majin e vitit të kaluar, është zvogëluar për 4,3%. Në periudhën janar – maj të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i tyre ka qenë më i ulët për 4,1%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe Nxjerrjen e Gurëve në maj të vitit 2025, krahasuar me majin e vitit 2024, është zvogëluar për 2,4%, në sektorin e Industrisë Prodhuese për 4,5% dhe në sektorin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz, Avull dhe Kondicionim për 2,3%.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2025, krahasuar me majin e vitit 2024, u ul në grupet Energji me 3,2%, Prodhime kapitale me 9,3% dhe dhe Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 4,6%, dhe u rrit në grupet Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 12,4% dhe Prodhime intermediare, përveç energjisë për 0,1%.