Lola Haradinaj, gruaja e Daut Haradinajt, vazhdon të rrëmbejë vëmendjen me bukurinë dhe elegancën e saj

Ish-prezantuesja e njohur televizive, Lola Haradinaj, prej vitesh është një nga figurat më të pëlqyera të jetës publike në Kosovë.

Gruaja e deputetit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Daut Haradinaj, edhe sot vazhdon të kultivojë me shumë kujdes bukurinë dhe stilin e saj unik.

Edhe pse ka kohë që është larguar nga ekrani, Lola mbetet një personazh që shpesh komentohet për paraqitjet e saj elegante dhe të kuruara deri në detaj, shkruan “Kosovarja”.

Në daljet publike apo përmes postimeve në rrjete sociale, ajo dëshmon se eleganca nuk është thjesht një mënyrë veshjeje, por një qëndrim dhe mënyrë jetese.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume