Pas bojkotit të tubimit në Çair, ministri Fatmir Limani ka refuzuar pjesëmarrjen edhe në tubimin e VLEN-it në Strugë. Ky injorim i Limanit shihet si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj dy figurave kryesore të koalicionit VLEN, Adnan Azizi dhe Bilall Kasami.

Sipas informacioneve të portalit TS, mosmarrëveshjet kanë rrënjë më të thella politike. Emërimi i Fatmir Limanit si ministër është bërë me urdhër të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pa dakordësinë e Kasamit dhe Azizit.

Po ashtu, mësohet se Limani ka kërkuar të jetë kandidati i VLEN-it për Komunën e Kërçovës me mbështetjen e VMRO-së, por kjo kërkesë është refuzuar nga Kasami dhe Azizi. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të thella tek Limani, i cili ka nisur të distancohet nga aktivitetet e koalicionit.

Burime të TS njoftojnë se në tubimin e VLEN-it, ku u prezantua kandidatura e ashtuquajtur “e pavarur” e Mendi Qyrës për Strugën, munguan edhe deputetja e sapozgjedhur nga Kërçova, Valbona Emini, si dhe kreu i degës së BESËS në Strugë, së bashku me shumë figura të afërta me Limanin.

Siç mësohet më tej, Fatmir Limani nuk është pajtuar as me kandidimin e Mendi Qyrës në Strugë. Nga ana tjetër Mendi Qyra nga krerët e VLEN-it ka kërkuar që kryetari i BESES-Strugë, dhe disa njerëz të Limanit tē mos afrohen në tubime të Qyres, pasi sipas tij janë figura të padeshiruara në Strugë.

Ndërkohë, Fronti Kombëtar pritet të garojë në Strugë me Ziadin Selën si kandidat mē i fuqishëm. Sipas sondazheve të fundit, Frobti Kombëtar dhe Ziadin Sela ka epërsi të ndjeshme ndaj VLEN-it dhe mund të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale./TS/