Kryeministri Hristijan Mickoski tha se automjetet e modifikuara të Policisë dhe Armatës po japin rezultat në shuarjen e zjarreve. Kryeministri tha se gjatë ditës së djeshme të njëjtit kanë hedhur rreth 300 tonë ujë.

“Veturat e posaçme, që janë modifikuar, gjatë ditës së djeshme kemi vepruar me 9 pinzgauerë, 1 hermelin dhe 2 BTR-ja, dhe ata kanë hedhur rreth 300 tonë ujë. Kjo është sikur se helikopterët e Policisë dhe Armatës të bënin 75 fluturime gjatë ditës, që është e pamundur. Pres që pas pranimit teknik, këto ditë të përfshihen të gjithë, kështu që vlerësoj që në mënyrë dramatike do të përmirësohet mekanizmi me automjete të posaçme që të ballafaqohemi me këto goditje në këtë periudhë”, tha mes tjerash Mickoski.