Kryetari Taravari konfirmoi se Aleanca për Shqiptarët është në bisedime me BDI-në për ndarjen e disa komunave në zgjedhjet lokale të tetorit, si Gostivar, Tearcë, Saraj, Vrapçisht dhe Studeniçan.

Qëllimi është të shmangen përplasjet dhe të ketë mbështetje të ndërsjellë për kandidatët shqiptarë.

“Ky nuk është bashkim me BDI-në, por një vendim i përkohshëm për të mbrojtur interesin kombëtar dhe përfaqësimin shqiptar,” u shpreh Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume