Medai Shaholli

Edhe këtë vit Brukseli zyrtar e “fundos državën Severnëa” në rrugën e saj qorre drejt BE-së, për shkak të kryeneçsisë së despotit Micko dhe “mosbërjes” së detyrave të shtëpisë siç janë ndryshimet kushtetuese.

Raporti i Parlamentit Europian e ngeli në klasë sërish “državën Severna” pasi nuk u përmbushën detyrimet që ajo ka me Brukselin për ndryshimet kushtetuese, por përkundrazi, despoti i “državës” Micko, po bën të fortin sesi nuk pranon asnjë shantazh për ato ndryshime siç thotë ai se nuk janë të fundit dhe për më tepër, kundërshton tezën bullgare se maqedonishtja është një dialekt bullgar dhe se maqedonët janë sajesë e ish Jugosllavisë!

Këtu kryekomitit Micko i hasi sharra në gozhdë me deputetët bullgarë, ku me insistimin e tyre Parlamenti Europian hoqi nga teksti i raportit për Severnën referencat për kombin maqedon dhe gjuhën maqedone!

Pra, identiteti maqedon dhe gjuha maqedone u vunë në pikëpyetje!
Ndërsa harbimi i kryekomitit Micko u duk menjëherë pas publikimit të raportit kur tha se :E vërteta doli në pah!
Ku me këtë prononcim ai deshi të thotë se Bullgaria nuk e ka qëllimin vetëm te futja e bullgarëve në preambulë por ajo nuk do ta njohë kurrën e kurrës identitetin tonë kombëtar dhe gjuhën maqedone.

Por, rondokopët shqiptarë, deputetë të pa ndershëm të Parlamentit të Shkupit, çfarë bënë ata së paku dy për dy dekada?
Nuk e morën asnjëherë guximin për t’ia thënë troç nga folrorja e Parlamentit kryekomitit Micko, pasi ai dhe shumica parlamentare e mban të prangosur në kushtetutë gjuhën shqipe ndërkohë që ankohet pse bullgarët nuk e njohin maqedonishten e tij, por harron se vet Micko mohon identitetin e gjuhës shipe duke e mbajtur në kushtetutë me epitetin përdhosës, paradoksale apo jo?

Dhe se për t’u bërë anëtarë të BE-së, “Severna” jonë dhe e juaj duhet hequr termin shoven nga kushtetuta që ia atribuoni gjuhës shqipe, pastaj mund le të flasim për eurointegrimet, por jo kështu si feudalët me skllevërit e tyre të pabarabartë në familjen europiane!

Deputetët shqiptarë, papërjashtim janë kukulla të pushtetit, që rreshtohen herë me njërin despot dhe herë me tjetrin, për hir të interesave të tyre të pushtetit dhe grykësisë për para dhe karrierë politike.

Përvoja gjatë tri dekadave të vendosjes së demonkraturës maqedone në “državën Severna” dëshmoi se partiçkat tona me këta deputetët honxhobonxho në Parlamentin e Shkupit, por dhe me si ministra si këta në qeveritë e koalicionit, u nënshtruan dhe u bënë vasalë dhe servilë për një çik pushtet, duke i harruar premtimet dhe zotimet para shqiprarëve si gardiane dhe dalzotës të shqiptarëve!