Sot, rreth orës 10:55, në Spitalin e Qytetit është sjellë një 49-vjeçar me dy plagë në pjesën e gjoksit, dhe pa shenja jete, konfirmojnë nga Spitali i Qytetit lidhur me të shtënat në Batincë. Mjekët thonë se janë ndërmarrë menjëherë masa për reanimim, por mjekët kanë konstatuar se viktima ka qenë tashmë i pajetë në momentin e pranimit.

“Sot, rreth orës 10:55, në spital është sjellë një person i gjinisë mashkullore, 49 vjeç, me dy plagë në pjesën e gjoksit. Janë ndërmarrë menjëherë masa për reanimim, por është konstatuar që ai është tashmë i ndjerë”, deklaruan nga Spitali i Qytetit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i plagëve, ndërkohë që organet kompetente kanë nisur hetimet. Bëhet fjalë për Agim Muharremin nga Batinca. Një pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut.PortaliX

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume