Në këtë ditë, 30 vjet pas tragjedisë në Srebrenicë, i nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme dhe shprehim solidaritet me familjet e tyre. Ky gjenocid mbetet një kujtesë e përhershme për detyrimin tonë që të ruajmë paqen, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo individi.
Në këto çaste përkujtimi, me nderim të thellë kujtojmë edhe të gjitha popujt e tjerë që në kohë të ndryshme janë goditur nga vuajtje, përndjekje dhe padrejtësi – përfshirë edhe popullin maqedonas, i cili në shekullin 20 i përjetoi pasojat e dhunës politike dhe të ekzodit.
Të mësojmë nga e kaluara dhe të ndërtojmë një të ardhme në të cilën tragjedi të tilla nuk do të përsëriten kurrë.