NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër S.R. (30) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Braktisja dhe keqtrajtimi i fëmijës” sipas nenit 201 të Kodit Penal. Më 10.07.2025 në orën 20.40, gjatë kontrollit në rrugën “Elena Gjika” në Dibër, nëpunësit policorë e kanë gjetur të denoncuarin duke lypur me vajzën e tij pesëvjeçare, kështu që janë thirrur përfaqësuesit e Qendrës së Punës Sociale Dibër dhe avokati për të mitur, ndërsa S.R. u privua nga liria.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume