Më 22.07.2025 në orën 02.30, nëpunësit policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria F.F. (36) dhe C.F. (52), të dy nga fshati Trapçin Dol i Kërçovës. Gjatë gëzimit familjar në oborrin e shtëpisë familjare, F.F. qëlloi disa plumba nga pistoleta, të cilat pasi u përplasën nga dyshemeja, plagosën një djalë 16-vjeçar nga fshati Strellc, i cili u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë. Këqyrjen e vendngjarjes e kryen ekipet policore dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, NJPB Kërçovë do të paraqesë kallëzime përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume