Shtetasi i Austrisë me prejardhje nga Maqedonia, i moshës 18-vjeçare, është arrestuar nga autoritetet austriake gjatë hyrjes në këtë shtet. Ai dyshohet se ka planifikuar të kryejë sulm terrorist, njoftojnë mediat austriake.

Hetimi është hapur pas marrjes së informacioneve nga jashtë shtetit. Sipas këtyre informacioneve, i riu nëpërmjet internetit në mënyrë aktive ka kërkuar të dhëna për përpunimin e bombave dhe për skenarë të mundshëm të sulmit. Sipas policisë, i riu me prejardhje nga Maqedonia konsiderohet si përkrahës i organizatës islamike terroriste – ISIS-it.

Pas marrjes në pyetje, i dyshuari është transferuar në njësitin e paraburgimit në Leoben.

Hetimi ende vazhdon, por deri më tani nuk kanë ndarë detaje nga procedura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume