Në qendër të Koçanit ka shpërthyer një zjarr. Nga flakët është përfshirë një shtëpi, ndërsa më pas është përhapur edhe një shtëpi tjetër që ishte ngjitur me të.

Raportohet se nga shtëpia e djegur, ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të nxjerrin një grua në moshë, e cila sipas informacioneve të para, nuk ndodhet në rrezik për jetën. Akoma nuk dihen shkaqet për shpërthimin e zjarrit, por ekziston rrezik për përhapje të mëtejshme, pasi shtëpitë në këtë rajon janë të ndërtuara në mënyrë të dendur. Nga Qendra për Menaxhim me krizat njoftojnë se në vendngjarje dolën 4 ekipe të Njësisë territoriale të Zjarrfikësve në Koçan, si dhe një ekip vullnetar për mbrojtje nga zjarret. Gjithashtu në terren janë edhe ekipe të policisë dhe ndihma e shpejtë mjekësore. Deri më tani nuk është kërkuar ndihmë shtesë nga shtabi qendror.