Më 22.07.2025, rreth orës 15:30, në SPB Shkup është paraqitur një denoncim se në fshatin Inxhikovë, në rrethin e Shkupit, pranë stadiumit “Boris Trajkovski”, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi dhe një objekt ndihmës në pronësi të J.R. nga Shkupi.

Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri – Shkup. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume