Tajlanda ka thënë se do ta mbyllë tërë kufirin me Kamboxhian pas luftimeve të cilat raportohet se kanë lënë të vrarë.
Dy civilë – një fëmijë 12-vjeçar dhe një i rritur – u vranë pasi Kamboxhia hodhi dy raketa BM-21 në një fshat tajlandez, tha një zyrtar nga Tajlanda, raporton televizioni BBC.
Në anën tjetër, Qeveria e Kamboxhias ka vendosur që ta ulë nivelin e raporteve diplomatike me Tajlandën në shkallën më të ulët, pas masave të ngjashme nga vendi fqinj.
Tërë stafi diplomatik kamboxhian në Bangkok është urdhëruar që të kthehet në atdhe.
Forca ajrore tajlandeze tha se të gjithë aeroplanët luftarakë të tipit F-16 janë kthyer në vend në mënyrë të sigurt dhe pa u prekur pas një dislokimi të shpejtë për të hedhur bomba mbi batalione kamboxhiane, tha ushtria tajlandeze.