Zgjedhjet e ardhshme vendore në Maqedoninë e Veriut, në një rrethanë normale, duhej të ishin një garë për menaxhimin e komunave, me premtime lokale dhe ide për zhvillim. Por në realitetin politik të sotëm, ato po marrin dimensionin e një beteje për mbijetesë politike — për të përcaktuar jo vetëm fatin e pushtetit lokal, por edhe për të dhënë sinjale të qarta se në cilin drejtim do të lëvizë pushteti qendror.Kështu ka shkruar gazetari dhe kryeredaktori I Tetovasot Urim Saliu.
Sipas tij këto zgjedhje kanë dalë jashtë formës klasike të garës lokale. Ato janë kthyer në një test për legjitimitetin e koalicioneve politike shqiptare – si Fronti Europian, ashtu edhe koalicioni VLEN. Rezultati i tyre mund të jetë përcaktues për krijimin e shumicave të reja, për riformatimin e qeverisë, apo edhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
BDI-ja dhe koalicioni VLEN i kanë të gjitha arsyet që të angazhohen maksimalisht në këtë proces, sepse për të dyja palët në lojë është shumë më tepër sesa një kryetar komune apo një shumicë në këshillin komunal. Bëhet fjalë për kontroll real mbi pushtetin, për fuqizimin institucional, dhe për përkufizimin e orientimit të ardhshëm politik të shqiptarëve në vend.
Për këtë arsye, gara për komunat nuk është vetëm numër, por ndikim i drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Sa më shumë komuna të fituara, aq më shumë fuqi politike në tavolinat vendimmarrëse. Ato do të përcaktojnë kush do të ketë legjitimitetin real në terren, kush do të përfaqësojë shqiptarët në nivele më të larta dhe kush do të ketë të drejtën morale dhe politike për të udhëhequr proceset e ardhshme.
Në këtë betejë, të jesh ose të mos jesh, nuk është më vetëm një shprehje metaforike – është realiteti politik i momentit.
Ky është postimi I tij :