Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tashkovski, pas ngjarjes së djeshme në Tetovë ku zyrtarët policorë parandaluan një tragjedi dhe shpëtuan një jetë të re, sot priti dhe bisedoi me kolegun Bekim Ismani, i cili me guxim dhe vetëpërmbajtje të jashtëzakonshme e ndaloi një vajzë të hidhej për të kryer vetëvrasje, duke u lënduar në këtë rast nga thika që vajza mbante në dorë.

“Bëhet fjalë për një vajzë të re, viktimë e një situate të rëndë jetësore dhe krize psikologjike. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe vendimtare të zyrtarëve policorë nga SPB Tetovë, ajo sot është gjallë dhe jashtë rrezikut.

Ky nuk është thjesht një veprim profesional, por një akt vetësakrifikimi, humaniteti dhe përkushtimi të thellë ndaj misionit për të mbrojtur çdo jetë njerëzore. Brenda mundësive ligjore, do ta shpërblej kolegun Bekim Ismani si njohje për guximin, profesionalizmin dhe veprimin e tij të pashoq,” theksoi ministri Tashkovski.

Tashkovski edhe një herë nënvizoi faktin se forca e vërtetë e profesionit policor shihet në momentet më të vështira.