Më 24 korrik 2025, rreth orës 00:56, në SPB Kumanovë është raportuar një incident i pazakontë që ka ndodhur në një ndërtesë banimi mbi një qendër tregtare, e cila ndodhet në bulevardin “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase” në Kumanovë.

Sipas denoncimit, disa persona të panjohur kanë hyrë në të gjitha hyrjet e ndërtesës dhe kanë bërë pyetje specifike për të punësuarit në Gjykatën Themelore të Kumanovës.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët, ndërsa autoritetet policore kanë nisur masat hetimore për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Për momentin, motivet mbeten të paqarta dhe nuk dihet nëse rasti lidhet me ndonjë çështje gjyqësore apo tentativë për presion mbi punonjësit e sistemit gjyqësor.

Hetimet janë në vijim.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume