Shkupi sot shënon 62 vjetorin e tërmteti katastrofik që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, kur jetën e humbën 1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar.

Në Muzeun e qytetit të Shkupit në orën 20:00, në nderim dhe përkujtim të viktimave të tërmetit katastrofik, që para 63 vitesh e la qytetin në rrënoja, do të hapet ekspozita “Shkupi gjatë tërmetit dhe më pas”.

Ekspozita do të jetë me karakter të përhershëm i disponueshëm për çdo vizitor të muzeut. Qyteti, si çdo vit më parë, kujton tërmetin katastrofik të vitit 1963 që e ndryshoi atë përgjithmonë.

Tërmeti i Shkupit në vitin 1963 është i njohur si një nga tragjeditë më të mëdha që kanë ndodhur në historinë e qytetit, por njëkohësisht edhe një mundësi për botën të tregojë solidaritet dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e komunitetit.

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka dërguar apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim, ndërsa Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete për ndihmë afatgjate për qytetin e rrënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e Përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup ku më 27 shtator, Asamblea e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë për Shkupin.

Më 14 tetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit. Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asambleja e Përgjithshme i ka dëgjuar fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në analet e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.

Në historinë e tij të gjatë, qyteti u shemb dhe u rilind disa herë. Në hapësirën ndërmjet fshatrave Zllokuçan dhe Bardovcë, ndodhej qyteti i Skupit, mitropoli i krahinës së Dardanisë. Ky qytet romak u shkatërrua plotësisht nga një tërmet në vitin 518. Në atë kohë në krahinën e Dardanisë u shkatërruan 24 kala të qytetit. Fuqia e këtij tërmeti ishte 10 – 11 ballë. Tërmeti katastrofik e shkatërroi plotësisht Skupin. Gjatë tërmetit, në tokë u krijuan shumë çarje. Masa të mëdha shkëmbi ranë nga kodrat përreth. Shkupi më pas u ndërtua në vendin aktual.

Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ishte rreth 10 ballë, pas çka qyteti ishte rrënuar për të dytën herë.

Shkatërrimi i tretë i fundit katastrofik i madh i Shkupit ndodhi 61 vjet më parë, më 26 korrik 1963, kur Shkupi u godit nga një tërmet me magnitudë nëntë të shkallës Merkalli ose gjashtë të shkallës Rihter, me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume